Lajme

Vuçiq: Kurti dëshiron të jetë si Zelensky, do ta nisë një ofensivë në Kosovë

By GAZETA SCANNER 1

July 02, 2023

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se kryeministri i Kosovës Albin Kurti, po dëshiron të bëhet si Zelensky.

Sipas Vuçiqit, Kurti do të nisë një ofensivë në Kosovë.

“Kurti dëshiron të jetë Zelensky. Ai pret një ofensivë në Ukrainë, me viktima të mëdha, sepse Kievi pret të ndryshojë rrjedhën e luftës dhe kërkon “carte blanche” për BE-në. Dhe, kur të fillojë, do të shihni një ofensivë shtesë të Kurtit në Kosovë, prandaj po kërkoj nga njerëzit që të jenë të kujdesshëm dhe të qëndrojnë larg për një kohë. Njeriu nuk është vetvetja dhe kam frikë se terrori do të bëhet edhe më i keq dhe më i egër”, nënvizoi Vuçiq, shkruan Danas.

Duke folur për Albin Kurtin, Vuçiq tha se ai “nuk është burrë në kuptimin e vërtetë të fjalës”,

“Një herë kur ka folur me Hashim Thaçin, ka shkuar shumë larg duke sulmuar Thaçin dhe ka thënë diçka që asnjë njeri i ndershëm nuk e ka bërë ndonjëherë. Ai tha se djali i Taçit mund të martohej me vajzën e Vuçiqit. Çfarë njeriu duhet të jesh që të thuash diçka të tillë… Kur e dëgjon, të duket qartë se nuk ka as bisedë, as normalitet, as nder”, ka thënë Vuçiq.

Andaj sipas tij, është i shqetësuar për serbët në Kosovë.

Ai foli edhe për shpalljen e “Mbrojtjes Civile” dhe “Brigada e Veriut” si organizata terroriste, ku tha se nëse Serbia do të bënte një gjë të tillë me ROSU-n dhe FSK-në atëherë do të ndëshkohej me sanksione të menjëhershme.

“Nëse do të shpallnim terroriste ROSU-n e FSK-në, do të kishte sanksione të menjëhershëm ndaj Serbisë, e ata janë terroristë. Me çfarë akti kanë të drejtë të ekzistojnë ato, me çfarë akti po i armatosni? Po, sipas të drejtës sonë, kështu më thonë gjermanët dhe amerikanët, është e drejta e më të fortit. Çfarë të më thonë, kur nuk shkruan askund, as në tabelë. Aty ku shkruhet për aktet ndërkombëtare. Nuk shkruan askund, por po mund ta bëjnë atë”, tha Vuçiq.