Lajme

Vuçiq i quan “gënjeshtarë” EULEX-in: Na thoni po e monitorojmë nga afër situatën, ju monitoroni dëbimin e serbëve

By GAZETA SCANNER 1

June 18, 2023

Në një konferencë të jashtëzakonshme për media, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka folur rreth një ngjarje të dyshimtë mbrëmjen e kaluar në Zveçan që ata e kanë paraqitur gjoja se policia kosovare ka rrahur dy të rinj serbë, duke e dhënë për “fakt të kryer” se kjo gjë, sipas tij, ishte “e vërtetë”. Vuçiq pati një seri kritikash ndaj Misionit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë (EULEX) të cilët i quajti “gënjeshtarë”.

“EULEX na thotë ‘po e vëzhgojmë nga afër’. Ju gënjeshtarë, e vetmja gjë që ju doni të ‘vëzhgoni nga afër’ është dëbimi i serbëve”, ka thënë ai.

“Kurti ka krijuar një situatë kriminaëe ku keqtrajton të gjithë qytetarët e nacionalitetit serb. Mendoja se po e bënte vetëm, por tani e di që e ka mbështetjen e disa vendeve perëndimore”, ka thënë mes tjerash ai.

Vuçiq falënderon Italinë për qëndrim “të balancuar”

“E falënderoj shumë Republikën e Italisë që më duket se e kuptojnë se si është situata, kanë një qëndrim më të ekuilibruar se sa më duket se e kanë pasur më parë. Të tjerët (shtetet e QUINT-in), më mirë të mos i përmend”, thotë Vuçiq.

Duke dolur për rikthimin në dialog, Vuçiq thotë se “është e pakuptimtë” të bisedohet me Kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për të cilin thotë se “ai kurrë nuk ka qenë i interesuar të bisedojë”.

“Është e pakuptimtë deri kur kryetarët e rremë të tërhiqen dhe njësia speciale nga veriu i Kosovës”, thotë ai, ndërsa dialogu thotë se më “nuk ka kuptim”.

Mes tjerash ai thotë se “ditëve në vijim” do të merr disa vendime “të cilat nuk do të afektojnë vetëm pesë ose dhjetë njerëz”.

“Në Vidovdan gjithçka do të mund të shihet, serbët do të bëjnë hapat paqësorë të tyre drejt rrugës së lirisë, në pajtim me normat ligjore ndërkombëtare”, tha ai