Lajme

Vuçiq falënderon Greqinë për mosnjohjen e Kosovës

Në një intervistë me të përditshmen greke Kathimerini, presidenti serb Aleksandar Vuqiç, tha se Serbia është e gatshme të negociojë një zgjidhje kompromisi, por nëse dikush pret që të vijë në Beograd dhe të kërkojë njohjen e Kosovës do të kthehet duar zbrazët.

I pyetur për rregullimin e kufijve si pjesë e mundshme e zgjidhjes për Kosovën, Vuqiç ngriti pyeti se për cilët kufij po diskutohet, kufijtë e njohur nga Kina, Rusia, Greqia dhe Spanja apo atë të njohur nga Franca, Gjermania, etj.

I pyetur nga reporterët për skenarin e shkëmbimit të territoreve, Vuqiç kujtoi se Serbia gjithmonë ka kërkuar një kompromis dhe nuk dëshiron të imponojë një zgjidhje që do të ishte në interes të vetëm njërës palë.

“Ne jemi të gatshëm dhe të hapur për të negociuar çdo zgjidhje kompromisi. Disa përmendin modele të tjera, por nuk na ofrojnë asgjë specifike. Nëse dikush mendon se mund të vijë në Beograd dhe të na e kërkojë njohjen e Kosovës si vend të pavarur, kjo nuk do të ndodhë”, tha Vuqiç.

Ai falënderoi Greqinë për mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës duke e cilësuar si një vend që mbron ligjin ndërkombëtar, megjithë presioneve me të cilat është ballafaquar.

“Ju nuk do të dëgjoni nga unë kërkesa të tjera, përveç se ne duam largimin e taksës 100 për qind. Pra, ne duam të ulemi në një tryezë, të diskutojmë mbi problemin dhe të përpiqemi të gjejmë një zgjidhje”, tha Vuqiç në intervistën e dhënë gjatë vizitës zyrtare dyditore në Athinë.