7.2 C
New York
Friday, April 19, 2024

Buy now

Vuçiq: Dy ditë më parë Prishtina kishte një marrëveshje më të mirë sesa ajo që arritën dje

- Advertisement -
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se serbët e Kosovës nuk do të kthehen në institucione derisa të krijohet Asociacioni i Komunave Serbe, që ishte kushti i dytë i tyre, së bashku me atë që të mos ketë gjoba për veturat me targa KM, shkruan N1info.

Ai tha se rinovimi i targave KM po shkon normalisht dhe se nuk ka asnjë detyrim në këtë drejtim. Duke folur për propozimin e BE-së për marrëveshjen përfundimtare, ai tha se Serbia ka “vijat e kuqe”.

“Ne themi se nuk e duam Kosovën në OKB dhe çfarë pastaj – na bombardoni, na kërcënoni me sanksione, çfarë?”, tha Vuçiq në një konferencë për shtyp në Beograd, pas një takimi me presidentin e Republikës Sërpska Milorad Dodik dhe anëtaren e Presidencës së Bosnje e Hercegovinës, Zhelka Cvijanoviq.

I pyetur se çfarë do të ndodhë me zgjedhjet në veri të Kosovës, të cilat mbahen më 18 dhjetor, ai thotë se serbët nga Kosova kanë thënë se kushti i tyre është formimi i Asociacionit.

“Edhe nëse dua – dhe nuk dua – nuk mund t’i bind serbët në Kosovë për një gjë të tillë”, tha Vuçiq.

Ai shtoi duke thënë se “nuk është një periudhë e lehtë para nesh”, por se beson që “do të arrijmë të ruajmë paqen dhe stabilitetin”.

Sipas Vuçiqit tabelat KM në Kosovë “mbesin dhe mbijetojnë” dhe se rinovimi i tyre vazhdon normalisht, sepse “asgjë nuk ka obligim në këtë çështje”.

“Ata (Prishtina) kishin një marrëveshje më të mirë dy ditë më parë se ajo që arritën dje”, deklaroi presidenti serb.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit