Lajme

Vuçiq: Do blemë avionë luftarakë-bombardues, pas 20 ditësh do shohim efektin real të dronëve tanë

By GAZETA SCANNER 1

March 31, 2024

Presidenti i serb, Aleksandar Vuçiq, pavarësisht deklarimeve të sotme se ‘nuk kërcënojnë askënd’, ai bëri të ditur se në një të ardhme të afërt, Serbia do të blejë avionë të kombinuar luftarakë-bombardues.

”Që do të mund të synojnë objektivat në tokë dhe objektivat në ajër, dhe të kenë performancë të mirë, por që fokusi do të jetë në dron”, specifikon Tanjug.

Teksa gjatë një turi tek Forcat Ajrore të Mbrojtjes në Batajnicë, ndihmësministri i Mbrojtjes për Burimet Materiale Nenad Miloradoviq thuhet t’i ketë treguar Aleksandar Vuçiqit se ‘pas 20 ditësh do të ketë mundësinë ta shoh efektin e dronëve ushtarakë’.

”Në Peshter, ne do të shohim veprimin e vërtetë të dronëve tanë për herë të parë. Ne e kishim atë pak në Nikinci, por tani për herë të parë do të ketë një veprim real”, deklaroi Vuçiq.

E duke folur për MIG 29 sovjetikë, Vuçiq tha se i kishte parë në Kubinka, afër Moskës, kur po negocionin për blerjen e atyre avionëve.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq tha sot se Serbia është gjithmonë e gatshme ta mbrojë vendin e saj, se nuk kërcënon askënd dhe sipas tij ata që flasin për kërcënime zakonisht mendojnë se duhet të kërcënojnë dikë.

”Serbia nuk kërcënon askënd, nuk ka kërcënuar asnjëherë. Ne i dimë të gjitha problemet tona, e dimë se sa të dobët jemi, por e dimë gjithashtu sa më të fortë se sa ishim, por ky është realizimi ynë dhe është e rëndësishme që ne mund të përpiqemi ta bëjmë veten shumë të fortë dhe që askush nga mjedisi do të mendonte për këtë të kryente agresion ndaj vendit tonë”, tha Vuçiq.