Lajme

Vuçiq bisedon në telefon me kancelarin Scholz

By GAZETA SCANNER 1

September 05, 2024

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiq ka pasur një bisedë telefonike mes kancelarin gjerman, Olaf Scholz.

Sipas “Klan Kosova”, gjatë kësaj bisede është folur për çështje rajonale e vazhdimin e bisedimeve në kuadër të procesit të Berlinit.

“Një bisedë e shkëlqyer dhe shumë produktive me kancelarin Scholc për çështje kyçe me interes të përbashkët, duke përfshirë bashkëpunimin ekonomik, stabilitetin rajonal dhe rëndësinë e forcimit të lidhjeve ndërmjet Serbisë dhe Gjermanisë. Shkëmbyem mendime për çështjet rajonale dhe vazhdimin e bisedimeve në kuadër të Procesi të Berlinit.” – ka thënë Vuçiq.

“Biseduam edhe për nevojën në rritje për intensifikimin e përpjekjeve diplomatike në rajon për zgjidhjen e çështjeve të shumta me rëndësi për ruajtjen e paqes dhe stabilitetit, e veçanërisht për promovimin e lidhjeve ekonomike dhe integrimit evropian të Ballkanit Perëndimor.” – shtoi ai.