Lajme

Vuçeviq: Kam krijuar përshtypjen se Kurti nuk mendon të formojë Asociacionin

By GAZETA SCANNER 1

June 18, 2024

Kryeministri i Serbisë, Millosh Vuçeviq, pas diskutimeve në Athinë me përfaqësuesin special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka shprehur dyshime për synimet e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti në lidhje me themelimin e Asociacionit.

Sipas tij, Kurti aktualisht nuk ka plane për formimin e tij.

“Kjo është përshtypja ime, nuk mund të them se është mesazh zyrtar i Miroslav Lajçakut, por kam krijuar përshtypjen se Kurti nuk mendon të formojë Asociacionin. Deri në fund të këtij viti askush nuk e sheh as planin e aktiviteteve të tij në formimin e tij”, deklaroi Vuçeviq në Athinë, raporton Tanjug.

Ai më tej shtoi se “s’mund të thotë se është më optimist pas diskutimeve me Lajçakun apo se ka marrë disa garanci se Prishtina ka vullnet shtesë për të qetësuar situatën në terren”.