
Aktori Mirush Kabashi duket se u ka kaluar me sukses sëmundjen e rëndë që kishte. Aktori shihet në gjëndje të mirë dhe duke ecur në disa foto të suguruara nga ‘Panoramaplus’.
I veshur thjeshtë dhe me një shkop, Kabashi ka shëtitur ditën e sotme në rrugët e Tiranës. Në foto Kabashi gjithashtu shihet të ketë vendosur maskën, e cila është bërë pjesë e pandashme e jetës sonë për shkak të pandemisë.




Sëmundja që uli në karrige me rrota aktorin për dy vjet ende nuk dihet, ndërkohë që fotoja e fundit e Kabashit ka dalë në vitin e kaluar në muajin prill, ku dhe ishte në një karrige me rrota.
Ne urojmë që i madhi Mirush Kabashi të ketë jetë të gjatë dhe të rikthehet në skenën e teatrit apo në kinematografi, aty ku ai na ka dhuruar personazhe të përkryera, që mbeten të përjetshme në memorien tonë. Kthehu shpejt, mjeshtër! Ne të presim!
