Lajme

Vriten dy persona me armë zjarri në Velipojë

By GAZETA SCANNER 1

August 19, 2024

Policia e Shtetit ka bërë të ditur se sot [ e hënë] rreth orës 21:00 janë plagosur me armë zjarri dy persona në Velipojë.

Sipas njoftimit të Policisë së Shqipërisë, thuhet se të dyshuarit, vëllezër E.F dhe G.F kanë plagosur me armë zjarri dy viktimat A.H dhe E.I, të cilët pastaj u transportuan për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal në Shkodër dhe aty kanë humbur jetën nga plagët e marra.

Sipas policisë, kjo vrasje ka ndodhur për “motive të dobëta”.

“Më datë 19.08.2024, rreth orës 21:00, në Velipojë, dyshohet se për motive të dobëta, dy vëllezërit E.F., dhe G. F., dyshohet se kanë plagosur me armë zjarri shtetasit A. H., dhe E. I, të cilët u transportuaan menjëherë për ndihmë mjekësore në Spitalin Rajonal të Shkodër por si pasojë e plagëve të marra humbën jetën në spital.

Me marrjen e njoftimit, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, Drejtuesit e Drejtorisë dhe të Komisariatit të Policisë Shkodër, si grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër”, vijon njoftimi.

Policia njoftoi se është ngritur edhe një grup i posaçme hetimor për sigurimin e provave me qëllim ligjor te kësaj ngjarje.

Njëkohësisht është ngritur një grup i posaçëm hetimor i cili ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën intensive në bashkëpunim me Prokurorinë për sigurimin e provave me qëllim dokumentimin ligor të kësaj ngjarjeje.