Lajme

Vrau gruan me sëpatë në Prishtinë, Apeli ia vërteton dënimin prej 35 vjetësh burgim

By GAZETA SCANNER 1

July 08, 2024

Burrit të cilit vrau gruan më sëpatë në kryeqytet, i është vërtetuar dënimi prej 35 vjetësh burgim.

Vendimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë i shpallur në prill të këtij viti, u vërtetua sot nga ajo e Apelit.

“Burrit të cilit vrau gruan më sëpatë në kryeqytet, i është vërtetuar dënimi prej 35 vjetësh burgim.Vendimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë i shpallur në prill të këtij viti, u vërtetua sot nga ajo e Apelit.

“Në arsyetim të aktgjykimit Gjykata e Apelit, ka vlerësuar se pretendimet ankimore të mbrojtëses nuk qëndrojnë, e as që ka shkelje të tjera të dispozitave të procedurës penale, të cilat kishin për të kushtëzuar anulimin e aktgjykimit të ankimuar ngase, dispozitivi i aktgjykimit të gjykatës së shkallës së parë, ka theksuar se është i qartë, i kuptueshëm dhe në harmoni me vetveten, si dhe me arsyet e dhëna në aktgjykim”.

I moshuari e ka vrarë gruan e tij 63-vjeçare në nëntor të 2022-tës.