Lajme

Vrasje në tentativë në Skenderaj, arrestohet i dyshuari

By GAZETA SCANNER 1

March 11, 2023

Gjatë ditës së djeshme një burrë është therur me thikë në fshatin Polac të Skenderajt.

Viktima është dërguar për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ndërsa i dyshuari është arrestuar nga policia.

“Fshati Polac, Skenderaj 10.03.2023 – 14:57. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti pas një zënke e kishte sulmuar fizikisht duke e goditur me një mjet të mbrehtë- thikë viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar në tretman mjekësorë në QKUK Prishtinë. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një thikë e cila dyshohet të jetë përdorur në rast. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje, rasti vazhdon të hetohet” thuhet në raportin 24 orësh të policisë.