Lajme

Vrasja në Prizren, Policia kërkon ndihmë për ta arrestuar 51-vjeçarin: Dyshohet se është i armatosur

By GAZETA SCANNER 1

September 04, 2023

Policia e Kosovës e ka shpallur në kërkim Aziz Gashin, një 51-vjeçar i cili dyshohet për vrasjen e djeshme në Prizren.

Policia nuk ka arritur ta lokalizojë atë. Mbi të rëndon akuza e vrasjes të dielën në rrugën “Çerçiz Topulli” në lagjaen Arbane në Prizren.

“I dyshuari i rastit Aziz ( Hashim ) Gashi ,dtl.05.07.1972,i cili pas vepres se kryer eshte larguar nga vendi i ngjarjes ne drejtim te panjohur ,perkunder perpjekjeve te bera ende nuk eshte arrite qe te lokalizohet vendqendrimi i tije”, njoftoi Policia.

Njoftimi për shpalljen në kërkim të Aziz Gashit u bë në të gjitha pikat kufitare dhe stacionet policore në vend, ngase, sipas Policisë, “i dyshuari dyshohet te jete i armatosur dhe ndalimi i te njejtit eshte me shkalle te larte te rrezikshmerise”.

“Me qellim te lokalizimit te venqendrimit te te dyshuarit dhe te arrestimit te tije sa me te shpejte ,nga ana e Prokurorise Themelore te Prizrenit leshohet Autorizim per publikimin e fotografise se te dyshuarit”, njoftoi Policia, duke bashkangjitur një fotografi të të dyshuarit së bashku me të dhënat e tij.

“Kerkohet ndihme e te gjitha mediave dhe qytetareve qe per qfredo informate per vendndodhjen e te dyshuarit te njoftohet ne Stacionin me te afert policor ne menyre qe te behet arrestimi i te dyshuarit dhe te mundesohet sa me pare zbatimi efikas i procedurave te metejme ligjore”, thuhet në thirrjen e Policisë.