Lajme

Vrasja në Kolovicë, Prokuroria do të kërkojë paraburgim për njërin nga të dyshuarit që ishte plagosur

By GAZETA SCANNER 1

March 28, 2024

Prokuroria Themelore ka thënë se do të kërkojë caktimin e masës së paraburgimit ndaj Lum Halimajt, 25 vjeç, i dyshuar për “vrasje të rëndë” dhe “mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

Referuar pyetjeve tuaja, ju njoftojmë se Prokurori i Shtetit ka lëshuar aktvendim mbi ndalimin e të dyshuarit L.H., për shkak të veprave penale “Vrasja e rëndë” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, sipas KPRK-së. Brenda afatit ligjor, prokuroria do të paraqesë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit, në gjykatën kompetente”, kanë thënë nga Prokuroria Themelore në Prishtinë në një përgjigje për Gazetën Express.

Halimaj dyshohet për vrasjen e të martës ku Egzon Haliti mbeti i vrarë në vendin e ngjarjes, ndërsa u plagos edhe një grua që s’ishte e përfshirë në rast. Ajo vdiq të nesërmen në QKUK.

I dyshuari 25 vjeçar ishte plagosur natën e krimit dhe më pas ishte dërguar në QKUK. Pasi i është përmirësuar gjendja, Policia ka njoftuar se ai është dërguar në mbajtje.