Lajme

Vrasja e vajzës dy-vjeçare në Serbi, Vuçiqi do të propozojë “rikthimin e dënimit me vdekje”

By GAZETA SCANNER 1

April 06, 2024

Pas rastit të rëndë që u shënua ditëve të fundit në Serbi ku një vajzë dy-vjeçare fillimisht e shpallur e zhdukur pastaj e gjetur e vrarë, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka thënë se do t’i propozojë qeverisë serbe të rikthejnë “dënimin me vdekje”.

“Nëse ndonjë vepër e meriton dënimin me vdekje, atëherë kjo është ajo. Unë do ta dërgoj sërish propozimin në qeveri, kështu që le ta shqyrtojnë kur të formohet qeveria e re”, shtoi Vuçiq, siç e cituan mediat serbe, duke shtuar se nuk mendon se ndonjë dënim tjetër për të kryerësist e kësaj vepre është adekuate.