Lajme

Vrasja e rëndë në Prishtinë – 63 vjeçarja ishte arsimtare

Sadije Miftari-Godeni po dyshohet se është vra nga bashkëshorti i saj Izet Godeni sot në orët e hershme të mëngjesit.

Mësohet se çifti kanë edhe dy fëmijë. Viktima ka qenë edhe arsimtare e gjeografisë në shkollën fillore “Dardania” në Prishtinë.

Vrasje dyshohet se ka ndodhur në orët e mëngjesit, teksa është konfirmuar se dorasi është vetdorëzuar.

“Dërgohet në mbajtje një person i dyshuar për vrasje të rëndë. Sot rreth orës 04:40 kemi pranuar informatën për një trup të pa jetë në një shtëpi në rrugën “Mark Isaku” në Prishtinë. Bazuar në hetimin preliminar si dhe ekzaminimin e vendit të ngjarjes me urdhër të prokurorit të shtetit, rasti është cilësuar vrasje e rëndë. Lidhur me rastin është vetëdorzuar një person i dyshuar: I. G, mashkull 70 vjeç. Personi i dyshuar me urdhër të prokurorit të shtetit, është intervistuar dhe i njëjti është dërguar në qendrën e ndalimit, ndërkohë që trupi i pajetë i viktimës, femër 63 vjeç, është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, tha Borovci.

Ndërkohē, Prokuroria Themelore në Prishtinë, njofton opinionin publik se me urdhër të Prokurorit të Shtetit është ndaluar personi me inicialet I.G. (1952) për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Vrasja e rëndë”, sipas KPRK-së.

Sot, rreth orës 04:40, në Stacionin Policor Qendra, është paraqitur personi i lartcekur, i cili dyshohet se ka privuar nga jeta bashkëshorten e tij, tani të ndjerën S.G. (1959), me një mjet të mprehtë (sëpatë), në shtëpinë e tyre, në Rr. “Mark Isaku” në Prishtinë.