Botë

Vrasja e kreut të Hamasit, Biden: Një ditë e mirë për botën

By GAZETA SCANNER 1

October 17, 2024

Presidenti Joe Biden thotë se vdekja e Sinwar është një “ditë e mirë për Izraelin, për Shtetet e Bashkuara dhe për botën”, duke e krahasuar atë me ndjenjën që shpërtheu në SHBA pas vrasjes së liderit të al-Kaidës, Osama bin Laden.

Biden tha të enjten se do të flasë me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu dhe udhëheqës të tjerë izraelitë, për t’i uruar ata “dhe për të diskutuar rrugën për sjelljen e pengjeve në shtëpi te familjet e tyre dhe për t’i dhënë fund kësaj lufte njëherë e përgjithmonë”.

Biden thotë se me vdekjen e Sinwar “ekziston tani mundësia për një “ditë pas” në Gaza pa Hamasin në pushtet dhe për një zgjidhje politike që ofron një të ardhme më të mirë për izraelitët dhe palestinezët.”