Lajme

Vrasja e gruas në Prishtinë, reagon Çitaku: S’ka motiv që e arsyeton këtë çmenduri

By GAZETA SCANNER 1

November 25, 2022

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar për vrasjen e 63-vjeçares në Prishtinë me sëpatë nga burri i saj.

Me anë të një postimi në Facebook, Çitaku ka kritikuar Prokurorinë për komunikatën e saj në të cilën thuhet “nuk dihen motivet e vrasjes”.

“Nuk ka motiv që e shpejgon apo arsyeton këtë çmenduri. Dhimbje pafund”, ka shkruar ajo.

Postimi i plotë i saj:

Në Prishtinë, një grua në moshën 63 vjeçare vritet me sopatë nga bashkëshorti i saj.

Nuk dihen motivet e vrasjes, po thonë. Sinqerisht, motiv po kërkoni a?!!

Nuk ka motiv që e shpejgon apo arsyeton këtë çmenduri. Dhimbje pafund.