10.1 C
New York
Wednesday, April 24, 2024

Buy now

Vrasja e arsimtares nga burri në Prishtinë, reagon ministrja Nagavci

- Advertisement -

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka reaguar pas rastit të rëndë që u regjistrua mëngjesin e sotëm në Prishtinë, ku dyshohet se bashkëshorti ka vrarë me sëpatë gruan e tij, Sadije Godeni.

Ajo tha se rastin e bënë edhe më të rëndë fakti që ishte mësuese dhe do t’i mungoj përgjithmonë nxënësve të saj.

Postimi i plotë;

Kosova sot u trondit nga lajmi për vrasjen e një gruaje nga bashkëshorti i saj në Prishtinë.

Ky lajm i rëndë, erdhi në kohën kur në shkollat e Kosovës, ora e parë e mësimit po i dedikohej parandalimit të dhunës ndaj gruas, si pjesë e Kampanjës “16 ditët e aktivizmit kundër dhunës në baza gjinore”.

Këtë rast, e bën edhe më të rëndë fakti se kjo grua që u vra sot ishte mësimdhënëse në një shkollë të kryeqytetit dhe do të mungojë sot e përgjithmonë te nxënësit e saj.

Vrasja e grave dhe vajzave është një nga temat më të dhimbshme të shoqërisë sonë. Prandaj, ne si institucione, bashkë me të gjithë akterët tjerë, të kujdesemi më shumë, që ngjarje të tilla të mos ndodhin.

Po ashtu, të punojmë sot që t’i edukojmë fëmijët tanë, vajzat e djemtë, se e ardhmja do të jetë e sigurtë vetëm si të barabartë dhe pa dhunë.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit