Lajme

“Vrasja e anëtarëve të LDK-së”, Haxhiu akuzon partinë e Rugovës se i quante udbashë njerëzit e UÇK-së

By GAZETA SCANNER 1

April 03, 2023

Gazetari Baton Haxhiu ka thënë në emisionin Pressing në T7 se LDK ka pasur peshë më të madhe morale gjatë viteve të 90-ta dhe se fjala e tyre ka vlejtur më shumë se sa armët.

Ai shton se njerëz të LDK-së, i kanë quajtur “udbash” njerëzit që po luftonin nëpër male kundër regjimit serb.

“Për ata që nuk e dijnë. LDK ka qenë fuqia morale e këtij vendi. Nëse do me dit, fuqia e fjalës së LDK e dënimit për tradhti, prej vitit 90 deri 96, ka qenë tri herë më e fuqishme se sa njerëzit që kanë pasur armë”, thotë ai.

“Bile njerëzit e LDK, njerëzit që kanë qenë në mal, i kanë quajtur “UDB-ash’”, shtoi ai.