Njësite policore nga Stacioni Policor Kamenicë gjatë kontrollit në trafik në dy raste në ndara ka hasur në kundërvajtës në trafik të cilët me veprimet e tyre kanë renë ndesh me ligjin për rregullat në trafikun rrugor.
Në njërin rast kundërvajtësi në zonën ku kufizimi i shpejtësisë së lejuar është dyzetë (40) km/h është hasur duke vozitur me shpejtësinë nëntëdhjetë e nëntë (99) km/h. Të njëjtit i është shqiptuar gjoba në vlerë prej treqind (300) euro, tri (3) pikë negative dhe masa e përkohshme të ndalim vozitjes në afat prej tre (3) muaj.
Ndërsa në rastin e dytë kundërvajtësi në zonën ku kufizimi i shpejtësisë së lejuar është dyzetë (40) km/h është hasur duke vozitur me shpejtësinë gjashtëdhjetë e tetë (68) km/h. Të njëjtit i është shqiptuar gjoba në vlerë prej treqind (300) euro dhe masa e përkohshme të ndalim vozitjes në afat prej tre (3) muaj