Lajme

Votat me kusht në Pejë, Gazi i LDK-së sërish i pakontestueshëm

Komuna e Pejës nuk do të jetë pjesë e garës për balotazh më 14 nëntor.

Kjo pasi Gazmend Muhaxheri fitoi në raundin e parë më 17 tetor me mbi 60 për qind.

Fitoren e tij bindëse po e konfirmojnë edhe votat me kusht dhe personave me nevoja të veçanta.

Sipas KQZ-së, kandidati i LDK-së, njëherësh kryetari aktual dhe i ardhshëm i Pejës, ka marrë 266 vota.

Gazmend Agusholli nga Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 113 vota, Rrustem Berisha AAK 86, Kreshnik Husaj PDU tri, Gani Veselaj, kandidat i pavarur, dy vota dhe Drena Podrimçaku PB, një votë.