Lajme

Votat e diasporës, Muharremi nxjerr një projeksion: LVV-ja 42%, LDK-ja 25%, PDK-ja 23%, AAK-ja 7%

By GAZETA SCANNER

December 27, 2024

Analisti Shenoll Muharremi ka nxjerr një projeksion rreth asaj se si mund të duket rezultati votave të diasporës për zgjedhjet e 9 shkurtit.

Ai ka vlerësuar se supozohet se rreth 75 për qind të të regjistruarve nga diaspora do të votojnë.

Në bazë të projeksionit të publikuar, Muharremi ka bërë me dije se VV-ja do të marrë 42 për qind të votave të diaspore.

Sipas tij, LDK-ja do të marrë 25 për qind të këtyre votave, PDK-ja 23 për qind, kurse AAAK-ja 7 pë qind.

“Pasiqë erdhëm tek fundi i afatit të regjistrimit dhe kemi ‘kontrollë’ tek numrat finale të procesit përfshi punën e partive dhe trende tjera… Ky është një projekcion si mund të duken rezultatet finale të votave nga diaspora. Supozohet, në bazë të numrave të fundit, që do të jenë rreth 108k të regjistruar. Mendohet që mbase rreth 75% prej tyre mund të votojnë, bazuar në eksperiencat e viteve më parë. Nga kjo, rrjedhë se rreth 81,000 vota mund të jenë finale në fund”, ka shkruar ai.