0.5 C
New York
Wednesday, February 12, 2025

Buy now

Vonesat dhe problemet teknike nga KQZ në procesin e numërimit të votave dëmtojnë besimin e publikut

- Advertisement -

Shkruan: Artan Nimani

Vonesat dhe problemet teknike të raportuara nga KQZ në procesin e numërimit të votave janë shqetësuese dhe dëmtojnë besimin e publikut në integritetin e zgjedhjeve. Ligji është i qartë-numërimi i votave për kandidatët duhej të kishte nisur të hënën në orën 08:00 në të gjitha Qendrat Komunale të Numërimit.

Fakti që ky proces është vonuar dhe po nis me improvizime vetëm në disa komuna krijon pasiguri dhe lë vend për dyshime mbi transparencën dhe menaxhimin e procesit zgjedhor. Zgjedhjet e lira dhe të ndershme nuk përfundojnë me votimin, por me një numërim korrekt, të shpejtë dhe të besueshëm.

Duke pasur parasysh këto shqetësime, kërkojmë që në këtë proces të jenë të pranishme edhe organet e drejtësisë për të garantuar që çdo votë numërohet në mënyrë të drejtë dhe të ligjshme. Ka dyshime serioze se ky proces po dëmtohet me qëllim, prandaj është e domosdoshme mbikëqyrja e rreptë institucionale për të mbrojtur integritetin e zgjedhjeve dhe vullnetin e qytetarëve.

Për më tepër, reagimi i shoqërisë civile e bën edhe më shqetësuese këtë situatë. Kur organizatat që monitorojnë procesin zgjedhor ngritin alarmin për vonesa dhe parregullsi, atëherë është e qartë se ka një problem serioz që nuk mund të neglizhohet. Këto shqetësime duhet të merren me seriozitet nga institucionet përgjegjëse, dhe duhet të ketë transparencë të plotë për të siguruar që procesi zgjedhor të mos komprometohet.

Të ngjashme

122,026FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit