Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, është takuar me kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferin.
Pas takimit, von der Leyen tha se Maqedonia e Veriut ka një ambicie të fortë evropiane.
“Ne do të vazhdojmë t’i mbështesim përpjekjet e saj për të avancuar në rrugën drejt BE-së”, shkroi von der Leyen.
Ky është takimi i parë i Xhaferit me von der Leyen prej se kur ai e ka marrë detyrën si kryeministër i Maqedonisë së Veriut.