Zëvendësministri i Pushtetit Lokal, Arbër Vokrri ka thënë nuk e sheh të arsyeshëm pranin e KFOR-it pranë godinave të katër komunave veriore.
Kjo pasi ai tha se të premten ishte në Zveçan dhe ka parë se KFOR-i italian është rikthyer atje.
Ai tha se situata aktuale është e qetë dhe se prania e KFOR-it jep një imazh jo të duhur.
“KFOR është larguar nga Komuna e Leposaviqit pasi që kemi bërë vërejtje disa herë ne si ministri madje edhe në syrin tuaj. Nuk ka nevojë për praninë e vazhdueshme të KFOR-it në godinat e komunave në veri e sidomos në Leposaviq. Me largimin e tyre nuk ka pasur asnjë problem me tutje. Mendojë se situatë e ngjashme spo them e njëjtë është edhe në dy komunat ku në godinat komunale, nuk janë futur kryetarët se paku ende… Po nga oborri i ndërtesës së komunë së Zveçanit më herët është larguar KFOR-i, por unë isha atje dhe e kam vërejtur se ata janë rikthyer prapë. Nuk e shoh të arsyeshme praninë e KFOR-it pranë godinave të komunave, sidomos kur ka muaj që nuk ka pasur asnjë incident, as një problem dhe mendojë se prania e KFOR-it pranë godinave e jep një imazh jo të duhur për publikun dhe qytetarët atje, sikurse bëhet fjale për një gjendje jonormale, që ka rrezik dhe që njerëzit do të mendojnë shumë nëse duan të iu ofrohen godinave ku do t’i merrnin shërbimet komunale”, ka deklaruar ai në emisionin “Info Nata “ në Tëvë1.