Retro

Vlora, investimet transformuan qytetin bregdetar që para disa viteve dukej si një ëndërr

Investimet në infrastrukturë, ku përfshihen projekte madhore si Lungomare dhe Qendra Historike e Vlorës e kanë transformuar tërësisht qytetin bregdetar.Kryeministri Edi Rama ndau sot pamje nga Vlora, duke sjellë në vëmendje situatën e disa viteve më parë dhe transformimet që po ndodhin çdo ditë.

“Mirëmëngjes dhe me ketë Vlorë të para vetëm disa viteve që duket si një ëndërr e keqe e me Vlorën që kemi sot, ju uroj një fundjavë të qetë”, tha Rama.“Lungomare” dhe Qendra Historike e Vlorës, janë shndërruar sot, në dy pole të rëndësishme të zhvillimit të turizmit dhe që i kanë dhënë një impuls të spikatur zhvillimit.

Projekti “Lungomare 2”, segmenti që nis nga fushat sportive deri tek Tuneli i Ujit të Ftohtë, është aktualisht, pika e referencës në drejtim të transformimit të mëtejshëm të Vlorës, në funksion të turizmit.Investimet pasojnë njëra- tjetrën në Vlorë dhe projektet po transformojnë gjithçka, të gjithë hapësirën nga qendra në periferi, nga vija bregdetare në hapësirën e blloqeve të banimit, nga qendra e qytetit, deri në zonat rurale, në të gjitha njësitë administrative./Ata