Lajme

Vllasi: Vendimi i Këshillit të BE-së i pakuptimtë, vepër e Lajçakut

By GAZETA SCANNER 1

July 26, 2024

Juristi Azem Vllasi e ka vlerësuar si të pakuptimtë vendimin e Këshillit të BE-së që serbët e Kosovës të lëvizin lirshëm në zonën Schengen me pasaporta nga Serbia.

Ai ka thënë se BE-së duhet t’i kërkohet që të hiqet ky vendim.

Vllasi në emisionin “Info Nata” ka thënë se vendimi ka ardhur që serbët e Kosovës të mos ndihet të diskriminuar dhe se kjo është vepër e lehtësuesit të dialogut, Miroslav Lajçak.

“BE e ka marrë këtë vendim të pakuptimtë që serbët mos të ndihet të diskriminuar pas liberalizimit të vizave për Kosovën. Kjo është vepër e Lajçakut. BE-së duhet t’i bëhet që kjo mas është e pakuptimtë dhe duhet t’i kërkohet që të hiqet”, ka thënë Vllasi.

Ai ka thënë se kjo është pasojë edhe të panikut të Serbisë për integrimin e serbëve në sistemin juridik të Kosovës.

“Është si pasojë e faktit nga frika e Beogradit se serbët e Kosovës po integrohen në sistemin juridik të Kosovës. Me heqjen e vizave për Kosovën sigurisht që serbët e Kosovës po dëshirojnë me u pajis me pasaporta të Kosovës”, ka thënë Vllasi.

Vendimin e ka kundërshtuar edhe Qeveria dhe Presidenca e Kosovës.