Lajme

Vlerësohet e drejtë kërkesa e Kosovës, se pa njohje de-fakto nuk ka Asociacion

By GAZETA SCANNER 1

November 08, 2023

Asociacioni i komunave me shumicë serbe është detyrimi kryesor i dal nga dialogu i ndërmjetësuar nga Brukseli, të cilin Kosova duhet të plotësoi, ndërkohë që Serbisë i kërkohet njohja de-fakto për Kosovën.

Ndërkombëtarët kanë kërkuar që palët këto obligime t’i kryejnë sa më parë, ndërsa presidenti serb Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se nuk do të pranoi asnjë lloj njohje për Kosovën.

Në këto rrethana, autoritetet në Kosovë kanë deklaruar se nuk do të ketë zbatim të asociacionit pa njohje de-fakto nga Serbia.

Njohësi i procesit të dialogut, Gazmir Raci thotë se kjo kërkesë e Kosovës është e drejtë, pasi sipas tij, nuk mund të ketë asociacion pa normalizim.

Ndërsa njohësi i çështjeve politike, Albinot Maloku thotë se do të duhej që faktori ndërkombëtar ta përkrahte këtë qasje të Kosovës.

Ndërmjetësuesit evropian janë duke punuar për gjetjen e një ujdie për mënyrën se si palët duhet të ecin tutje për zbatimin e marrëveshjes për normalizim.