Lajme

Vjosa Osmani takohet në Berlin me të emëruarin e Trumpit për dialogun

Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Vjosa Osmani, është takuar të martën në Gjermani me Richard Grenellin, ambasador i ShBA-së në Berlin dhe përfaqësues special për dialogun Kosovë-Serbi i presidentit amerikan, Donald Trump.

Ajo ka theksuar se ky takim ka të bëjë me fuqizimin e bashkëpunimit të mëtutjeshëm të Kosovës me ShBA-në.

“Faleminderit shumë ambasador Richard Grenell për një takim shumë të mirë në Ambasadën e SHBA-së në Berlin sot. Duke shikuar përpara drejt fuqizimit të bashkëpunimit tonë të mëtejshëm”, ka shkruar Osmani në “Twitter”.