Lajme

Vjosa Osmani: Afrim Bunjaku ra dëshmor, për të treguar se liria nuk ka çmim

By GAZETA SCANNER 1

September 24, 2024

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar rënien e heroit Afrim Bunjaku, në 1-vjetorin e sulmit të Banjskës.

Ajo ka thënë se rënia e Bunjakut, dëshmon se liria e Kosovës nuk ka çmim.

Postimi i plotë:

Sot një vit, Rreshteri Afrim Bunjaku ra dëshmor, për të treguar edhe një herë, siç kemi dëshmuar ndër shekuj, se kjo tokë është atdheu ynë i përjetshëm.

Se liria nuk ka çmim.

Se Kosova është dhe do të mbetet e pandashme, e liria dhe kufijtë tanë të paprekshëm!

Sot e përgjithmonë!