Lajme

Vjen reagimi i parë nga VV për ligjin që ua ktheu mbrapsht Presidentja

By GAZETA SCANNER 1

November 20, 2024

Deputeti Enver Dugolli ka reaguar pasi Presidentja Vjosa Osmani ua ktheu mbrapa Ligjin për Këshillin e Sigurisë.

Osmani nuk lejoi që institucionit të presidentit t’i merret kompetenca në rast të shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme. Tutje në arsyetimin e Presidencës thuhet se ky ligj kështu siç është mund ta rrezikoj sigurinë kombëtare. E Dugolli ka thënë se gjatë procesit të përpililimit janë marr mendimet edhe të zyrës së Presidencës.

Dhe më pastaj do shohim me kujdes se a kanë bazë shqetësimet e ngritura. Po ju flas nga praktika për ligjet qe lidhen me aspektin e mbrojtjes dhe sigurisë, gati në të gjitha fazat e draftimit dhe përgatitjes së tyre gjithmonë janë ftuar përfaqësues nga zyra e Presidentes të cilët kanë dhënë edhe opinionet e tyre dhe gati çdo herë janë inkorporuar në versionin final. Tani duhet parë gjithashtu edhe kjo çështje se a ka pasur paraprakisht ndonjë vërejtje, sugjerim apo paqartësi nga ana e tyre.”, ka thënë Dugolli për rtv21