22.1 C
New York
Tuesday, April 16, 2024

Buy now

Vjen reagimi i FFK-së në lidhje me hetimet që kanë nisur për kurdisje të ndeshjeve të Kombëtares

- Advertisement -

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ka reaguar ndaj disa mediave për shkrimet e fundit që i janë adresuar kryetarit të saj, Agim Ademi.

Shtëpia e futbollit kosovar insiston se prijësi i saj është i pastër dhe se nuk është i përfshirë në akuzat për përfshirje në kurdisjen e një ndeshjeje të Kosovës U-21.

FFK-ja madje e ka cekur faktin se Agim Ademi nuk ka qenë kryetar i saj në vitin 2016, kur është luajtur ajo ndeshje e dyshimtë.

Së fundmi madje është raportuar se Prokuroria e Shtetit i ka nisur hetimet ndaj kryetarit Ademi dhe trajnerit të portierëve U-21, Naser Prapashtica.

Mirëpo, FFK-ja i ka quajtur krejt këto gënjeshtra dhe tendencë për ta njollosur kryetarin e saj aktual.

Reagimi i plotë i FFK-së:

Është e papranueshme dhe për keqardhje se si disa media të caktuara vendore shpifin dhe lansojnë lajme të rreme dhe bien pre e individëve të caktuar për interesa personale, duke nxjerr në publik lajme të pavërteta për dy arsye: për të përfituar nga klikimet dhe për të tentuar të njollosin imazhin e një institucioni kredibil siç është FFK në krye me presidentin Ademi.

Nuk është hera e parë që FFK bie në gojë të liga nga njerëz të ligë siç janë disa portale jo kredibile dhe individ të caktuar, por FFK nuk do të qëndrojë më duarlidhur dhe të pres sulme të paarsyeshme, e aq më shumë kur në pyetje është imazhi i kombëtares, që është ndërtuar me shumë mund e djersë. FFK do të reagojë në institucionet relevante përkatëse, ndaj personave fizik dhe juridik të cilët dëmtojnë imazhin e institucionit tonë me shpifje që tashmë dihen qëllimet e tyre.

Federata e Futbollit e Kosovës ka parashtruar ankesë në Këshillin e Mediave të Shkruara të Kosovës, ndaj portalit “Metro” i cili para disa ditësh ka publikuar një të pavërtetë për presidentin Ademi. Portali në fjalë ka harruar se në vitin 2016 kur edhe pretendohet kinse është tentuar të kurdiset një ndeshje e kombëtares U21 në një turne, Agim Ademi nuk ka qenë president i FFK-së e as nuk ka marrë pjesë në atë ndeshje të Kombëtares U21, për të cilën janë thurë të pavërteta, e të cilat nuk janë të shoqëruara me asnjë provë apo fakt.

Është totalisht e papranueshme mënyra se si disa media në Kosovë e trajtojnë futbollin, FFK-në, e në këtë rast ekipet tona kombëtare. Në vend se të promovohet paraqitja e tyre e mirë dhe sukseset që i kanë sjellë Kosovës, disa media të kamofluara nën petkun e personave që aq shumë e “duan” FFK-në mundohen ta njollosin imazhin e tyre. FFK njofton opinionin se ka ushtruar padi edhe ndaj një personi i cili ka përdorur mediat për të shpifur për presidentin e FFK-së, z.Agim Ademi.

Ne besojmë në drejtësi dhe në duart e pastërta të institucioneve tona, andaj edhe jemi drejtuar tek to. Shpresojmë të mos ketë më shpifje si këto të orkestruara nga disa grupe që qëllim të vetëm e kanë kapjen e FFK-së.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit