Në dritën e vizitës së shefit të CIA-s në Kosovë, gazetari Valon Syla ka analizuar me ironi zhvillimet që mund të pasojnë në lidhje me atë se “kush do të ketë guxim t’ia jap mesazhin Kurtit” në mungesë të takimit të këtij të fundit me kreun e inteligjencës amerikane.
Postimi i plotë:
Një problem është tash. Kush guxon me ja jep Albinit mesazhin e Shefit të CIA-s taman.
Me Vjosën s’është mirë. Me këta tjerët ja komunikon Dejona… do me mbet njeri, Lideri Suprem pa lajmëtar taman, tu ja bo rrafsh mesazhin.
Me thirrë Ridën nga restorani i Bislimit me emer Bukë e Krypë e Zemër mi kallxu që hajt se Shefi i CIAs ndërrohet e Albin Kurti nuk ndërrohet.