9.1 C
New York
Thursday, March 28, 2024

Buy now

Vitin e kaluar humbën jetën 111 persona nga aksidentet, BKS ka paguar mbi 10 milionë euro dëme

- Advertisement -

Viti 2021 ka lënë shije të keqe sa i përket trafikut rrugorë për shkak të aksidenteve që kanë ndodhur atë vit. Kështu u tha në konferencën e 8-të vjetore Ndërkombëtare “Mobiliteti i mençur – E ardhmja e transportit të gjelbër dhe të qëndrueshëm”.


Aty u tha se vetëm në vitin 2021 si pasojë e aksidenteve kanë humbur jetën 111 qytetarë.

Nënkolonel Jeton Rexhepi, drejtor i divizionit të trafikut të Policisë së Kosovës ka treguar arsyet e aksidenteve me fatalitet. Ai tha se në vitin 2021 kanë humbur jetën 111 persona si pasojë e aksidenteve.

“Policia e Kosovës ka planin strategjik 2021-25 dhe kjo ka të bëjë me sigurinë rrugore. Periudha 2021 në krahasim me 2019 ka 1% rritje. Ndërsa viti 2020 konsiderohet vit i pandemisë. Vitin 2021 në vendin tonë kanë humbur jetën 111 persona. Personat e vdekur për 1 milion banorë vitin 2021 është 63. Sa i përket faktorit njeri vazhdon të qëndroj arsyeja e mosmbajtjes së distancës. Çështja e diasporës është se e kemi bërë një analiza dhe në bazë shifrave të marruara numri i automjeteve ka qenë shumë më i madh në vitin 2021 në komunikacion me tabela të jashtme se sa RKS”, tha ai.

Muhamed Krasniqi, drejtor i Kolegjit “Tempulli”, ka kërkuar rrugë e hapësira më të mëdha për çiklizëm, raporton Ekonomia Online.

“Krijimi i rrugëve dhe hapësirave do luaj rol jashtëzakonisht të madh në çiklizëm. Secili zyrtar dje institucion do duhet të shkojë në punën e vet dhe të kryej përgjegjësit e veta. Konferenca e sotme do të na krijoj mundësi shtesë për më shumë bashkëpunim me institucionet vendore dhe ndërkombëtare për transport rrugor”, tha ai.

Gunther Felingher anëtar Bordi Asociacioni Kosovar i motorizimit AMRKS- Kosovë kërkojë që gjatë vitit 2030 të jenë në trafik vetëm veturat me rrymë.

“Po bëjë thirrje që vitin 2030 vetëm veturat me rrymë dhe autobusët të jenë në rrugë. I bëj thirrje qeveris që vitin 2030 të mos bëhet regjistrimi i veturave që nuk janë me rrymë. Unë mendoj që në qytet duhet të jetë shpejtësia 30 km/hnë Prishtinë. Mërgimtarët atë shkelje që e bëjnë në Kosovë nuk e bëjnë në Austri. Pra nëse bëjnë diçka gabim në Kosovë duhet të regjistrohen në librin e sigurisë në Austri”, tha ai.

“Shkëmbimi i të dhënave me autoritetet e bashkimit Evropian do të ndalonte parregullsitë dhe aksidentet në Kosovë”, tha në fund ai.

Drejtori i Byrosë Kosovare të Sigurimeve, Sami Mazreku, tha se vitin 2021 janë lëshuar mbi 400 mijë polisa. Ai tha se hyrjet dhe ardhjet në Kosovë shkaktojnë edhe aksidente.

“Numri i tiketave që shohim në trafik po shkon në rritje. BKS ka paguar 10.2 milionë euro dëme. Policia e Kosovës aktualisht nuk ka pajisje që i vëren në teren automjetet për regjistrim. Vitin 2022 kemi në plan shumë kampanja dhe aktivitete. Ka nevojë për ndryshime Ligjore që Policia e Kosovës përveç gjobës të ketë të drejtë edhe ta largoj veturën nga trafiku nëse s’ka regjistrim. Nëse edhe një jetë arrijmë ta shpëtojmë për ne është fitore e madhe”, ka thënë ai.

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit