Lajme

Vitia me thirrje për marrjen e vaksinave të gripit: I kemi siguruar 85 mijë doza

By GAZETA SCANNER 1

October 05, 2024

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, i ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen me vaksinën kundër gripit.

Përmes një postimit, Vitia ka njoftuar se janë siguruar 85 mijë doza të vaksinave të gripit.

Sipas tij, këto vaksina kundër gripit sezonal, janë të dedikuara për fëmijët mbi 6 muaj dhe për të rriturit.

Postimi i plotë:

Gripi, në raste të caktuara, mund të jetë një sëmundje shumë serioze dhe mund të komplikojë gjendjen shëndetësore të personave me sëmundje kronike.

Vaksinat kundër gripit sezonal kanë arritur në Kosovë dhe janë shpërndarë në të gjitha komunat, në përputhje me kërkesat e tyre.

Më 17 shtator 2024, kemi siguruar 85,000 doza të vaksinave kundër gripit sezonal, të cilat janë të dedikuara për fëmijët mbi 6 muaj dhe për të rriturit.

Procesi i vaksinimit ka filluar më 30 shtator në të gjithë vendin.

Ftojmë të gjithë qytetarët mbi moshën 65 vjeç, ata me sëmundje kronike, si dhe të gjithë personat që kanë rekomandim mjekësor, të vaksinohen.

Parandalimi është gjithmonë më i mirë se mjekimi!