Lajme

Vitia: Ligji për Sigurimet Shëndetësore do të procedohet në qeveri gjatë qershorit

By GAZETA SCANNER 1

June 15, 2024

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka bërë të ditur se Lgiji për Sigurimet Shëndetësore është në fazën finale përpara se të procedohet në qeveri për votim.

Vitia tha se aktualisht pritet vetëm nënshkrimi nga ana e ministrit të Financave, Hekuran Murati, për kredi nga Banka Botërore për të marrë mjete për të filluar me punën e implementimit të Sistemit Informativ Shëndetësor.

“Ligji tani ka kaluar të gjitha proceduar dhe është në fazën finale të adresimit të komenteve pas konsultave paraprake dhe diskutimeve publike. Kështu që Ligji për Sigurimet Shëndetësore po bëhet dhe si përfundim Sistemi Informativë Shëndetësor është në fazat e fundit para se të procedohet në qeveri për tu proceduar pastaj në Parlamentin e Republikës dhe paralelisht shumë gjëra të tjera, në infrastrukturë, në barna dhe të tjera që janë pjesë e procesit për sigurime shëndetësore”, tha Vitia për EkonomiaOnline.

Më tej, ai tha se Ligji për Sigurimet Shëndetësore ka pasur të procedohet në qeveri gjatë muajit maj, por një gjë e tillë është pamundësuar për shkak të komenteve të ndryshme në lidhje me të.

“Ky ligj gjatë qershorit po them, ka pasur gjatë majit mirëpo për shkak të komenteve të ndryshme që kanë qenë me dhjetar faqe komente, pasi është një ligj shumë i rëndësishëm që përcakton shëndetësinë kosovare në vitet e ardhshme, jemi jo vonuar, por ka marr kohë deri sa janë përgjigjur të gjitha këtyre komenteve dhe ky ligj do të procedohet shumë shpejt në Qeverinë e Kosovës dhe pastaj në Parlamentin e Republikës, ku pritet që të votohet pastaj dhe të filloj menjëherë punën”, tha ai.