Këshilla mjekësore

Vitaminat që ju ndihmojnë të luftoni stresin

By GAZETA SCANNER 1

June 18, 2023

Në ditët e sotme, niveli i stresit është shumë i lartë, gjë kjo që mund të ndikojë në mënyrë të drejtpërdrejtë në shëndetin, gjumin dhe humorin tuaj. Një regjim ushqimor i shëndetshëm, plotësimi i orëve të gjumit si dhe ushtrimet fizike janë disa prej elementëve që do t’ju ndihmojnë në uljen e nivelit të stresit.

Më poshtë do të gjeni edhe 8 vitamina të cilat do t’ju bëjnë që të ndiheni më mirë, të krijoni imunitet ndaj sëmundjeve të ndryshme dhe të flini të qetë:

Vitamina B Triptofani Kalciumi dhe Magnezi Vitamina C Vitamina D Multivitaminat Omega 3

VITAMINA B Vitamina B rekomandohet kryesisht për luftën kundër stresit dhe këshillohet që vitaminën B gjithmonë ta shoqëroni gjithmonë me një vitaminë tjetër po të grupit B, sepse efekti i saj do të jetë më i lartë.

L-TRIPTOFANI L- Triptofani është një aminoacid për të cilin trupi ynë ka nevojë për të prodhuar seratoninën dhe melatoninën. Niveli i seratoninës ndihmon organizmin tonë që të ndihet mirë, ndërsa melatonina është e nevojshme për të fjetur mirë.

KALCIUMI DHE MAGNEZI Kalciumi dhe magnezi punojnë gjithmonë në bashkëpunim me njëri-tjerin.

VITAMINA C DHE D Sistemi ynë imunitar dobësohet shumë sidomos gjatë periudhave kur ne jemi të stresuar. Një dozë e vogël vitamine C dhe D, e ndihmon sistemin tonë të krijojë imunitet ndaj viruseve të ndryshme stinore.

Multivitaminat, Omega 3 Edhe vitaminat e mësipërme janë shumë të rëndësishme dhe ndikojnë në reduktimin e stresit.