Rozë

‘Vish diçka të verdhë nëse po të mbajnë peng’: Britney iu përgjigjet komenteve në TikTok

Lëvizja #FreeBritney ka qenë në vëmendje prej kohësh tani dhe njerëzit janë të bindur se diçka nuk shkon në jetën e Britney Spears.

Ndjekësit e këngëtares në TikTok shpesh i komentojnë se janë të shqetësuar për shëndetin e saj, ose i thonë “të veshë të kuqe” nëse është në rrezik dhe tashmë zgjedhjet e saj në ngjyrat e veshjeve po interpretohen nga të gjithë si klithma të koduara për ndihmë.

Në datën 15 prill, dikush komentonte: “Britney vish TË VERDHË nëse po të mbajnë të burgosur” dhe në datën 18 prill, një përdorues tjetër shkruante: “Britney vish TË VERDHË nëse po të mbajnë të burgosur dhe LEJLJA nëse nuk ndihesh e sigurt.”

Këto komente nuk morën ndonjë vëmendje të madhe deri në postimin e radhës së Britney-t, në 5 maj, ku ajo shfaqet e veshur me rroba banjo të verdha.

Pas kësaj videoje, komentuesit shkruanin: “Britney vish ngjyrë të kuqe, nëse ke nevojë për ndihmë” dhe komentet e tilla janë automatikisht në fillim të videove, pasi janë ato me më shumë pëlqime, kështu që ajo nuk ka se si mos t’i ketë parë. Në 11 maj, Britney vesh një bluzë sportive me ngjyrë të kuqe.

Ajo e di se fansat janë të shqetësuar dhe se çdo koment është për t’i treguar atyre se ka nevojë për ndihmë. Sa janë gjasat të jetë rastësi?

Në 22 maj, Britney i rikthehet përsëri ngjyrës së verdhë dhe në 29 maj, ajo përdor përsëri ngjyrën e kuqe:

Në 27 qershor Britney shfaqet e veshur me të zeza për të folur për komunitetin LGBTQ në muajin dedikuar tyre. Komentet “Vish ngjyrë të verdhë nëse ke nevojë për ndihmë”, vazhdojnë përsëri.

Në 2 korrik, ngjyra e verdhë rikthehet:

Sigurisht, këngëtares ndoshta thjesht i pëlqen ngjyra e kuqe dhe e verdhë dhe mund të jetë e surprizuar nga këto komente, duke konsideruar se asgjë nuk është konfirmuar. Sidoqoftë, këto janë faktet./anabel/