Visar Korenica, deputet i VV-së, të mërkurën ka shtruar një kërkesë për qasje në dokumente publike në lidhje me çështjen e aferës së vajit në ministrinë e Rozeta Hajdarit. Për këtë ai ka thënë se qasja në dokumente publike do të duhej të ishte gjëja më normale.
Ai ka theksuar se është në interesin e shoqërisë të angazhohemi për shtetndërtim.
“Ajo çfarë dje kemi bërë me Blendin i cili përveç se përkrahës i Lëvizjes dhe kritik i dalluar, është shembull i një aktivizmi qytetar karshi qeverisjes aktuale nga e cila qytetarët presin përgjegjësi dhe angazhim ndryshe nga qeverisjet e kaluara, për atë dhe jemi mbështetur dhe votuar. Dhe, çfarëdo dyshimi që mund të lind në publik që është në interesin tonë si shoqëri dhe që angazhohemi për shtetndërtim, duhet sqaruar, për të hequr çdo paqartësi, nga organet tona të drejtësisë, dhe për të mos lënë hapsirë për manipulim.” – shkruar Korenica në Facebook.