Visar Azemi i LDK-së, ka reaguar pas skandalit të pushtetit në ndërhyrjen e raportimeve të Zyrës Kombëtare të Audimit.
Azemi ka thënë se gjithë kjo është falsifikim i dokumenteve të raporteve zyrtare.
Ai tutje ka thënë se prokuroria duhet të ndërhyjë menjëherë për të hetuar falsifikimit e raportimeve zyrtare.
“Përveç propagandës së vazhdueshme të kësaj qeverie, tashmë kemi edhe falsifikim të dokumenteve e raporteve zyrtare. Kjo dëshmohet edhe me raportin e Zyrës Kombëtare të Auditimit. Prokuroria duhet të ndërhyjë menjëherë për të hetuar falsifikimin e raporteve zyrtare.” – ka shkruar ai.