Lajme

Visar Azemi: Kurti refuzoi bashkëpunimin me qeverinë amerikane për energjinë, sot po i vuajmë pasojat

By GAZETA SCANNER

December 26, 2024

Visar Azemi kandidat i LDK-së për deputet në Zgjedhjet e 9 shkurtit në emisionin Pressing në T7 ka folur për problemet me energjinë elektrike.

Tashmë Kosova po përballet me reduktime të ashpra, e sipas Azemit krejt kjo si pasojë e refuzimit të Kurtit që të bashkëpunoj me qeverinë amerikane.

“S’ke investu asnjë cent në kapacitet të reja të energjisë elektrike.

Prej kur ka ardh ky pushtet jo që nuk ka investu por i ka refuzu të gjitha projektet madhore të sektorit të energjisë.

Prej letrës që e ka dërgu te Counter Global,se kur të vij në pushtet do ta anuloj këtë projekt, pastaj projektet që i kanë ble shiritat se asgjë nuk ka ndodh vetëm sa për sy e faqe. E deri te projekti i fundit i centralit me gaz, në bashkëpunim me qeverinë amerikane që e refuzojë në javën e parë si erdhi në pushtet. Kjo është përgjigja të cilët e marrin qytetarët se pse po ndodhin tani këto avari e probleme të sektorit të energjisë”, tha Azemi.