Pasditen e së martes si pasojë e një orteku të borës në Brezovicë, një person ka humbur jetën.
Raportohet se viktima është shtetase e huaj, 54-vjeçare.
Lidhur me rastin, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli i cili tha se viktima ka mbetur e vdekur gjatë skijimit në vendin e quajtur “Foleja e Shqiponjës”.
Ai ka thënë se dyshohet se shkak i këtij incidenti ka qenë rrëshqitja e një orteku të borës.
“Më datë 13.02.2024, rreth orës 15:35, kemi marrë një informacion se një person dyshohet se ka mbetur i vdekur gjatë skijimit në Qendrën e Skijimit në Brezovicë, në vendin e quajtur “Foleja e Shqiponjës”. Dyshohet se shkak i këtij incidenti ka qenë rrëshqitja e një orteku të borës”, ka deklaruar Veseli.