Lajme

Viktima e therjes me thikë është vëllai i regjisorit të njohur: Rrethanat po hetohen

By GAZETA SCANNER 1

October 28, 2024

Auron Myftari është personi që humbi jetën si pasojë e therjes me thikë nga vëllai i tij një natë më parë.

Auroni është vëllai i regjisorit të njohur, Agon Myftari.

Lajmin e ka bërë të ditur ky i fundit në rrjete sociale. Ai ka thënë se rrethanat e ngjarjes po hetohen.

Postimi i plotë:

Të dashur familjarë e miq,

Me dhimbje të thellë e me zemër të thyer, ju njoftojmë se djali e vëllau jonë, Auron (Hazir) Myftari, në rrethana tragjike, mbrëmë ka humbur jetën.

Varrimi i të ndjerit do të bëhet nesër, në varrezat e qytetit në Arbëri. Për detajet e sakta rreth varrimit, do të njoftoheni me kohë.

Rrethanat që kanë dërguar në humbjen e parakohshme të jetës së Auronit, janë duke u hetuar nga policia. Prandaj, kërkojmë mirëkuptim që të mos spekulohet deri sa organet e rendit ta japin versionin e tyre për ngjarjen tragjike.

“Të Zotit jemi dhe tek Ai do të kthehemi” (Kur’an, 2:156).

Shpirti i tij u prehtë në paqe!

Me respekt,

Familja