Lajme

Vijojnë “përrallat” serbe, në aktakuzën ndaj Radoiçiqit thuhet se armët u blenë në Bosnjë e Hercegovinë

By GAZETA SCANNER 1

October 03, 2023

Organizatori i sulmit tërrorist në Banjskë të Zveçanit, Millan Radoiçiq është arrestuar dhe i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Mediat serbe kanë publikuar një foto e Radojçiqit bashkë me avokatin e tij, Goran Petronijeviq në Prokurori, por aty shihet se ai i ka duart e lira.

Hetimet janë duke u zhvilluar nga Prokuroria në Beograd, shkruan Lajmi.net.

Më 29 shtator, Radoiçiq mori përgjegjësinë për organizimin e sulmit në Banjskë.

Kurir shkruan se Radoiçiq po akuzohet se nga janari i 2023 deri më 24 shtator ka blerë armë shkatërruese nga Tuzla dhe Bosnje Hercegovina.

Këto armë ai i qonte në Beograd dhe më pastaj i transportonte për në Kosovë. Sipas akuzës ai e kryesoi grupin terrorist që sulmoi Policinë e Kosovës në Bansjkë të Zveçanit.