Lajme

Vihet gurthemeli për ndërtimin e QMF-së në fshatin Gjonaj

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka dhe drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë, Visar Shehu, sot kanë vënë gurthemelin për ndërtimin e Qendrës së re të Mjekësisë Familjare (QMF) në fashtin Gjonaj.

Objekti i ri do të jetë dy katësh me sipërfaqe prej 500 m2 dhe do ta zëvendësojë atë të mëparshmin i cili ka qenë i ndërtuar në vitet e ’80-ta.

Deri në përfundim të punimeve që parashihet të zgjasin rreth 7 muaj, banorët e këtij fshati dhe zonave përreth do t’i kryejnë të gjitha shërbimet shëndetësore në Ambulantën e Mjekësisë Familjare në fshatin Krajk.