Victoria Beckham ka zbuluar se ka qarë në momentin që ka parë videon virale, në të cilën ajo dhe bashkëshorti i saj, David kërcejnë me njëri-tjetrin, në dokumentarin dedikuar jetës së tyre.
Ish ylli i Spice Girls ka bërë një paraqitje të shkëlqyer në kopertinë e numrit të ri të revistës “Allure”, në të cilën dha detaje në lidhje me momentin e bërë viral, ku ajo dhe David, kërcenin këngën “Island’s In The Stream”, në kuzhinën e tyre.
“Kam qarë kur kam parë skenën e fundit të dokumentarit. Ishte një eksperiencë emocionuese kur sheh të gjithë rrugëtimin tonë dhe më pas ne duke kërcyer në shtëpinë tonë”.
Victoria ka rrëfyer gjithashtu se bashkëshorti i saj, më të cilin ka tre fëmijë, Brooklyn 24-vjec, Romeo 21-vjec, Cruz 18-vjec dhe Harper 12-vjec, nuk e ka parë atë kurrë pa vetullat e rregulluara edhe pse janë të martuar prej më shumë se 24 vitesh.
“Jam e fiksuar me vetullat, bashkëshorti im kurrë nuk më parë pa vetulla. Përdor një laps që sytë e mi të duket më të gjallë. Makijazhi ka qenë gjëja ime e preferuar. Ndoshta e vetmja gjë që isha mirë në shkollë ishte arti.”
Kujtojme se disa jave me pare, Victoria Beckham ka treguar se është bullizuar shumë në shkollë dhe e ka patur të vështirë të kishte miq. Stilistja e njohur, ka folur për fëmijërinë e saj në “Javën Kundër Bullizmit”, përmes një postimi të bërë në rrjetet sociale, ditën e dielë.
Ndërkohë që ka folur për eksperiencat e saj, ajo ka dhënë vlerësimet maksimale për vajzën e saj, Harper, për të qenurit e fortë dhe shumë e kujdesshme.
“Kjo është Java Kundër Bullizmit, është shumë e rëndësishme që të mos e mbyllësh gojën nëse dikush është vetëm apo është duke u bullizuar. Harper, të dua shumë”, përfundon shkrimin e saj Victoria.
Ajo gjithashtu ka publikur një pjesë nga një intervistë të dhënë së fundmi në lidhje me Javën Kundra Bullizmit, ku ka treguar se e ka mësuar vajzën e saj të jetë e sjellshme me të gjithë.
“Jam bullizuar shumë. Unë shpesh herë flas me Harper lidhur me këtë temë. I them se nëse sheh një vajzë të vogël në këndin e lojrave, ajo ishte nëna jote njëherë e një kohë dhe është vërtet e dhimbshme. Ajo bëhet shoqe shumë lehtë me të tjerët. Unë kurrë nuk bëhesha dot. Shko dhe bisedo me atë vajzë të vogël”, shprehet Beckham.