4.2 C
New York
Friday, November 29, 2024

Buy now

Veturat me naftë e benzinë “nuk dorëzohen lehtë”, Mercedes prezanton gjeneratën e dytë të GLC

- Advertisement -

Mercedes duket se nuk është duke lëvizur me hapa të shpejtë drejt elektrifikimit të veturave – duke zhvilluar modele të reja si EQB, EQE dhe EQS, pasi akoma nuk është i gatshëm të heq dorë nga modelet e njohura me motorë konvencional si SUV GLC.

Në fat këto ditë debutoi gjenerata e dytë e kësaj veture, me një dizajn më modern, dimensione më të mëdha dhe teknologji të avancuar, transmeton Telegrafi.

GLC-ja e re përdorë të njëjtën mekanikë bazuar në Mercedesin më të ri të C-Class, që mund të lavdërohet me karakteristikat e reja dhe përmirësimet që janë bërë dhe mund t’i kundërvihet rivalëve Audi Q5 dhe BMW X3.

Dizajni i eksterierit paraqet një evolucion të modelit të kaluar, me një pamje më dinamike – kabinë më të madhe për pasagjerë sikurse edhe bagazh gjigant.

I gjatë 4.716 mm, GLC i gjeneratës së dytë është më i gjatë sesa paraardhësi për rreth 60 mm. Të njëjtën kohë është për 4 mm më i ulët. Gjerësia ka mbetur e pandryshuar (1.890 mm).

Në paletën e ofertës përfshihen motorët me katër cilindra me naftë dhe benzinë, por edhe të kombinuar me elektrik. Katër prej tyre janë hibrid “të lehtë” me starter të integruar të gjeneratës së dytë (ISG).

E tri variantet tjera të motorit janë plug-in hibrid me fuqi maksimale prej 245 kW (333 kuaj-fuqi). Të gjithë plug-in hibridët kanë një rreze veprimi prej 100 kilometrave (WLTP).

Të ngjashme

111,400FansaPëlqeje
12,000NdjekësitNdjek

Të fundit