Lëvizja Vetëvendosje përmes një njoftimi për media ka bërë me dije për mbledhjen e 51-të që sot (e diel) do të mbajë Këshilli i Përgjithshëm i partisë.
Mbledhja do të mbahet në Pallatin e Rinisë dhe do të fillojë në orën 11:00.
Siç thuhet në njoftimin e Lëvizjes Vetëvendosje, mediat ftohen për ta përcjellur vetëm pjesën e parë të mbledhjes.
“Mbledhja mbahet në sallen e ish-ASK, te Pallati i Rinisë.Ftojmë mediat ta ndjekin pjesën e parë të kësaj mbledhje!”, thuhet në njoftim.