Lajme

Vetëvendosja lëshon sallën e Kuvendit pasi u ‘demolua’ nga opozita për kontratat njëburimore

By GAZETA SCANNER 1

March 14, 2024

Lëvizja Vetëvendosje ka vendosur ta lëshojë sallën e Kuvendit teksa po diskutohej për kontratat njëburimore të nënshkruara nga Qeveria Kurti.

Ishin deputetët si, Hykmete Bajrami, Arben Gashi, Abelard Tahiri, Armend Zemaj të cilët ‘goditën’ pozitën për numrin e madh të kontratave njëburimore të nënshkruara nga Qeveria.

Shefja e GP të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, mori fjalën nga kryesuesja e Kuvendit ku tha se ne nuk qëndrojnë në Kuvend pasi po ofendohemi nga opozita.