Dora që dikur i mbante mitralozin e lehtë në frontin e luftës së fundit në Kosovë, sot grumbullon kanaçe për ekzistencë.
Kjo është rutina e veteranit të UÇK-së, Veli Morina nga Gllareva e Klinës që nga viti 2010.
53 vjeçari që në kushte të jashtëzakonshme përballoi armikun, me shumë vështirësi po lufton varfërinë në kohë paqeje.
Fytyra e lodhur nga sfidat e jetës edhe më tutje nuk po njeh dorëzimin.
Por dëshpërimi është pjesë e pandashme e punës së tij që krahas mundit të madh nuk paguhet.
E kur flitet për eksperiencën e tij si ushtar i Brigadës 113, Mujë Krasniqi, Morina së pari veshi uniformë që e rikthen 23 vite pas sa gëzonte këtë epitet.
Ky i fundit ka të gjitha dokumentet e mundshme që vërtetojnë se ishte veteran e madje nga ajo kohë gëzon disa foto.
Pavarësisht që çdo ditë përballet me kushte të vështira për jetesë, pishman për pjësmarrjen luftë nuk është aspak, e madje nga distanca përshëndet protestën e organizuar nga bashkëluftëtaret e tij.
Për gjithë këtë situatë ky i fundit fajëson Qeverinë.
Veliu jeton në një strehë që nuk plotëson as kushtet minimale për jetesën e një familjeje 4 anëtarëshe.
Të rrezikuar nga dukuritë natyrore, e në mungesë të plotë të komoditetit Veli Morina i cili është një nga çlirimtarët, kërkon ndihmën e të gjithë atyre që kanë mundësi.